Compare Listings

TRENDET E FUNDIT TE ARREDIMIT

TRENDET E FUNDIT TE ARREDIMIT

Trendet e arredimit ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe për fat të keq shpesh humbasin në kohë.

Kjo është një ndër arsyet pse njerëzit priren gjithmonë të dëshirojnë diçka unike dhe të re për arredimin e hapësirave të tyre të brendshme. Shpesh herë përfundojmë duke përzgjedhur diçka që për momentin është tren dhe mjaft e preferuar, por që të nesërmen humbet interesin. Prandaj nuk është aspak e lehtë të qëndrosh i informuar rreth trendeve më të fundit të arredimit të brendshëm. Ata të cilët kanë kohë që nuk kanë bërë asnjë ndryshim në lidhje me arredimin e shtëpisë së tyre, duhet të jenë më të interesuarit për të dëgjuar se cilat janë ato trende më dominante në 2019. Këto janë disa prej trendeve të arredimit të cilat do të dominojnë në vitin 2019.

Kombinimi i dizajnit modern me mobiljet antike
Mobiljet antike kanë zënë gjithmonë një vend të veçantë në arredimin e brendshëm. Gjithësesi ato tashmë luajnë një rol ndryshe. Një kombinim i këtyre dy stileve që i përkasin kohëve të ndryshme, pra i stilit antik me atë modern do të sillte rezultate fantastike. Kjo është ajo që së fundmi janë përpjekur të bëjnë shumë projektues dhe me siguri është trendi i vitit 2019.

Dizajne multifunksionale të mobiljeve
Hapësirat e brendshme në banesa por sidomos në ato të clat gjenden në zonat më të populluara, gjithnjë e më shumë bëhen më të vogla gjë që lidhet drejtpërdrejt me proçesin e urbanizimit. Dihet që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në përmasat e shtëpive. Në vitin 2019 njerëzit do të jenë më shumë të prirur të përfshijnë sa më shumë gjëra në hapësirën e disponueshme. Një gjë të tillë arrin ta bëjë dizajni multifunksional i cili mendohet se do të jetë zgjidhja më e mirë për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirën e shtëpisë.

4.Ngjyra e kuqe

Bazuar në shkrimin e Jane Boddy, një eksplorues i trendeve të ngjyrave, dizajnerat do të përdorin në mënyrë më të shpeshtë ngjyrën e kuqe dhe atë vjolë gjatë vitit 2019.

Postime te ngjashme

DETYRIMET TATIMORE PER SHITJEN E SHTEPISE TUAJ!

🏘Informacion mbi detyrimet tatimore nga shitja e nje pasurie te patundshme! 🖋Tatimi nga...

Vazhdo leximin

PALLATI I BRIGADAVE NE TIRANE

Hyrja për në Pallat fillon me një kopsht gjigand të rrethuar me pemë të larta. Parku...

Vazhdo leximin

SHTYHET AFATI PER KREDITE E BUTA

Qytetarët që janë të interesuar për të marrë kredi të butë më norma interesi fikse, ku...

Vazhdo leximin

Join The Discussion