Compare Listings

A DONI TE DINI SA TE PASUR JANE SHQIPETARET?

A DONI TE DINI SA TE PASUR JANE SHQIPETARET?

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të familjeve që janë pronare të shtëpive ku jetojnë në Europë. Ndërsa në rajon ajo qëndron e para. Në total 90.2% e familjeve janë pronare të shtëpisë ku jetojnë, ndërsa 5% jetojnë me qira, sipas INSTAT. Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat së fundmi, vendi me përqindjen më të lartë të familjeve që e zotërojnë pronën ku jetojnë është Rumania, me 96.8% të familjeve pronare, e ndjekur nga Kroacia me 90.5% dhe Shqipëria me 90.2%.

Krahasuar me vendet e rajonit, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut, përqindja e familjeve shqiptare që kanë shtëpinë e tyre në pronësi është më e lartë. Në Maqedoninë e Veriut vetëm 88.7% zotërojnë shtëpinë, ndërsa në Serbi 82%, sipas Eurostat. Turqia, një tjetër vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, renditet ndër vendet me përqindjen më të ulët të familjeve që zotërojnë shtëpinë ku jetojnë me 59.1%.

Duke analizuar të dhënat e publikuar nga Eurostat kuptojmë se përqindjen më të lartë të pronarëve të shtëpive e kanë vendet lindore dhe ish-komuniste (shiko grafikun). Në vendet ish-komuniste përqindja e familjeve që zotërojnë shtëpinë varion nga 78.5% në vende si Çekia në gati 83% në Bullgari, apo 89.7% në Lituani.

Vendet me përqindjen më të ulët:

Zvicra ka përqindjen më të ulët të familjeve që janë edhe pronarë të shtëpive ku jetojnë. Sipas të dhënave të Eurostat më pak se gjysma (41.3%) e familjeve janë pronarë të shtëpive të tyre. Pas sa saj renditet Gjermania me 51.4%, Austria me 55%, Danimarka me 62.2%, Franca me 64.4%, Mbretëria e Bashkuar me 65% dhe Suedia me 65.2%.

Të gjitha vendet e sipërpërmendura kanë një përqindje më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 69.3%.

Në vendet fqinje si Greqia dhe Italia, përqindja e familjeve qëkanë në pronësi shtëpinë ku jetojnë është përkatësisht 73.3 % dhe 72.4%.

Çmimet e shtëpive 15% më të larta

Prej 2010-s Eurostat përllogarit se çmimet e shtëpive u rriten me 15%, ndërsa në Eurozonë me 11%. Rritja më e madhe është vënë re në Estoni, Letoni, Austri, Suedi dhe Luksemburg raporton Eurostat. Por jo në tëgjitha vendet e BE-së çmimet e shtëpive kanë qenë në rritje. Italia, Spanja dhe Qipro shënuan rënie të çmimit për të njëjtën periudhë. Rënia më e madhe u regjistrua në Itali me një ulje prej 17%. 

Postime te ngjashme

Si Lindin IDETE!

📆Janar 1973💥 SI LINDIN IDETE! DUHET TA LEXONI. Atë mbrëmje, ndërsa ishin...

Vazhdo leximin

11 FAKTE INTERESANTE MBI REAL ESTATE NE BOTE.

1. Parku Qëndror në New York  ka një sipërfaqe prej 843 hektarë me vlerë të parashikuar...

Vazhdo leximin

Destinacioni Perfekt per Fundjave

Liqeni i Dushkut ose siç njihet ndryshe Liqeni i Zambakëve ndodhet në afërsi të fshatit...

Vazhdo leximin

Join The Discussion