Compare Listings

A ISHTE VITI 2018 NJE VIT I PERSHTATSHEM PER TE MARRE KREDI?

A ISHTE VITI 2018 NJE VIT I PERSHTATSHEM PER TE MARRE KREDI?

Sistemi bankar miratoi 87% të aplikimeve për kredi gjatë vitit 2018.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat shqiptare kanë refuzuar vetëm 7,4% të aplikimeve për kredi, ndërsa bankat e huaja kanë refuzuar një përqindje gati dy herë më të lartë, me 14,1%.

Vitin e kaluar sistemi bankar dha rreth 260 miliardë lekë kredi të re. Tek individët, kredia pësoi një rënie të lehtë, me 1,3%. Ndërsa segmenti më problematik edhe për vitin e kaluar ishte biznesi, ku kredia e ra pësoi rënie me afërsisht 8%.

Bankat raportojnë çdo 6-mujor informacion lidhur me numrin total të aplikimeve për kredi të marra, duke i klasifikuar në aplikime të pranuara, të refuzuara dhe në shqyrtim. Mbi bazën e të dhënave, është analizuar ecuria e numrit të aplikimeve të bizneseve dhe individëve të marra në shqyrtim nga bankat gjatë periudhave përkatëse, si një tregues që përafron kërkesën e tregut për kredi bankare.

Postime te ngjashme

DETYRIMET TATIMORE PER SHITJEN E SHTEPISE TUAJ!

🏘Informacion mbi detyrimet tatimore nga shitja e nje pasurie te patundshme! 🖋Tatimi nga...

Vazhdo leximin

PALLATI I BRIGADAVE NE TIRANE

Hyrja për në Pallat fillon me një kopsht gjigand të rrethuar me pemë të larta. Parku...

Vazhdo leximin

SHTYHET AFATI PER KREDITE E BUTA

Qytetarët që janë të interesuar për të marrë kredi të butë më norma interesi fikse, ku...

Vazhdo leximin

Join The Discussion