Compare Listings

Tatimi i shtëpive rrit çmimet! Ekspertët: Shkakton informalitet, nevojitet fushatë rivlerësimi

Tatimi i shtëpive rrit çmimet! Ekspertët: Shkakton informalitet, nevojitet fushatë rivlerësimi

Tatim-fitimi prej 15 për qind që shitësit e pronave paguajnë për diferencën midis çmimit të  blerjes dhe atij të shitjes, ka rritur artificialisht çmimet e apartamenteve. Ekspertët e pasurive të paluajtshme shprehen për TV SCAN, se kjo shumë e konsiderueshme detyrimi, shpesh është bërë pengesë edhe për finalizimin e transaksioneve për shkak të mos ndërgjegjësimit të pronarëve, si dhe shkakton informalitet.

“Kjo është një gjë që rrit çmimin artificialisht. Është një pjesë që nuk e përfiton as blerësi e as shitësi. Është një taksë që duhet paguar por nga ana tjetër duke qenë në vlera të larta, sidomos në pronat e para të rivlerësuara, kjo e bën vërtetëtë vështirë transaksionin. Dhe nganjëherë nëse nuk sqarohet që në fillimin e negociatave, kjo çon edhe drejt prishjes” shprehet Ilda Zaloshnja.

“E komplikon pak skemën. Sepse një pjesë e mirë e shqiptarëve që shesin sot mund ta kenë blerë para 10 apo 15 vitesh pasurinë dhe nuk janë të informuar me ndryshimet që kanë ndodhur. Në momentin që artificialisht ia rritimin pronës vlerën 15% dhe e nxjerrin më treg, ajo nuk është atraktive” shprehet Ilda Rusi.

Sipas ekspertëve të pronave, një fushatë tjetër rivlerësimi nga ana e qeverisë, do të ndihmonte shumë tregun imobiliar si dhe do të rriste ofertën.

Qeveria ka ndërmarrë një fushatë rivlerësimi të pasurive të paluajtshme me 2 për qind nga 15 për qind që e parashikon ligji, tre vite më parë. Por ecuria e tregut immobiliar e sheh të domosdoshme ripërsëritjen e saj.

 

Material i përgatitur nga portali SCAN. 

Postime te ngjashme

Rivlerësimi i pronave, 7 dokumentet që duhet të keni patjetër me vete kur shkoni në hipotekë!

Procesi i rivlerësimit të pronave po vazhdon me rritje të aplikimeve dhe ecuria do të vazhdojë...

Vazhdo leximin

ZBUKURO AMBIENTIN E VITIT TE RI ME IDETE TONA!

Nëse jeni duke planifikuar festë për Vitin e Ri, ju duhet të konsideroni ide të ndryshme...

Vazhdo leximin

DESTINACIONET IDEALE PER KRISHTLINDJE!

Udhëtimet janë kthyer në traditë tashmë për një numër të madh të qytetarëve shqiptar...

Vazhdo leximin

Join The Discussion