Compare Listings

MASAT E REJA PAS TERMETIT TE 21 SHTATORIT.

MASAT E REJA PAS TERMETIT TE 21 SHTATORIT.

 

Në listën e masave të marrë janë ndryshimi i buxhetit të shtetit të vtiti 2019, përmes një akti normativ. Po ashtu, një masë tjetër është përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për të gjitha investimet mbi banesat e dëmtuara nga tërmeti. Një masë e rëndësishme është ajo që lidhet me detyrimin që ndërtusit të nënshkruajnë një kontratë sigurimi 10 vjeçar me blerësit e apartamenteve.“Kemi marrë një vendim që është me impakt afatgjatë që parashikon masa detyruese për ndërtuesit, zhvilluesit e investitorët për të lidhur një kontratë sigurimi me afat 10 vjeçar me përfituesit, blerësit e apartamenteve.

 

Kontrata me afat 10 vjeçar që mbulon dëmet ndaj të tretëve që rrjedhin kur për shkak të tërmeteve apo për difekte në ndërtim e projektim, kur ndërtimi shembet terësisht ose pjesërisht ose paraqet rrezik të dukshëm shembje apo defekte të tjera serioze” tha kryeministri. Në vijim të fjalës së tij, kryeministri tha se nuk do të ketë më leje ndërtimit për ndërtim pallatesh pa pasur edhe policën e sigurimit.“Policën e sigurimit duhet ta disponojnë që në fillim arkitektët dhe grupet e projektimit, policën që duhet ta depozitojë investitori apo kërkuesi i lejes në dosje kur kërkon leje dhe detyrimin për kompanitë e sigurimit që të garantojnë zbatimin e saktë dhe pa shkelje të lejes.

 

Me futjen e kompanisë së sigurimit do të bëjmë që të mos ketë më asnjë blerës të mashtruar që fillon e paguan për hapësirën që prenoton që në gropë me këste dhe në fund bëhet pronar apo posedues i një aparatmenti apo dyqani që nuk e hipotekon dot sepse ndërkohë zotëria qëka marrë lekët i ka lënë një pronë me barrë sepse është një ndërtim me shkelje. Për këtë arsye, e kemi futur në proces legalizimit, godina të tera kolektive ku blerësit legjitim nuk kanë zotëruar dot titullin e pronësisë” tha kryeministri. Po ashtu, do të ketë zerim të faturave të ujit e dritave për familjet e dëmtuara rëndë nga tërmeti.

Postime te ngjashme

Si Lindin IDETE!

📆Janar 1973💥 SI LINDIN IDETE! DUHET TA LEXONI. Atë mbrëmje, ndërsa ishin...

Vazhdo leximin

11 FAKTE INTERESANTE MBI REAL ESTATE NE BOTE.

1. Parku Qëndror në New York  ka një sipërfaqe prej 843 hektarë me vlerë të parashikuar...

Vazhdo leximin

Destinacioni Perfekt per Fundjave

Liqeni i Dushkut ose siç njihet ndryshe Liqeni i Zambakëve ndodhet në afërsi të fshatit...

Vazhdo leximin

Join The Discussion