Compare Listings

Destinacioni Perfekt per Fundjave

Liqeni i Dushkut ne afersi te Gramshit

Liqeni i Dushkut ose siç njihet ndryshe Liqeni i Zambakëve ndodhet në afërsi të fshatit Lenie, në lartësinë 1105 metra mbi nivelin e detit.

Ky liqen është nga më interesantët në zonën e Gramshit dhe ndodhet vetem 20 km larg ketij qyteti. Liqeni i Dushkut përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 metra dhe gjerësi 400 metra. Ka botë të gjallë të pasur, në të cilën dallohen sidomos zambakët e mëdhenj të ujit që njihen ndryshe si simboli i jetës, pasionit, dashurisë dhe pastërtisë.

Shqiperia me bukuri natyrore

Gjenden edhe lloje të ndryshme peshqish të cilët japin një shfaqje të mrekullueshme teksa shfaqen dhe zhduken përsëri pas zambakëve.

Duket sikur këtë liqen e ruajnë shumë mirë dhe i japin pamje akoma dhe më të bukur pishat të cilat gjenden në një sipërfaqe rreth 12 hektar duke formuar një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor. Ka vlera shkencore gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike, didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike.

Muaji Tetor eshte shume i pershtatshem për të vizituar këtë mrekulli natyrore.

 

#visitalbania #albania #shqiperia #shqiperiaturistike #natyrashqiptare #bukurinatyrore #liqen #liqeniidushkut #fundjave #destinacioneperfundjave #shtepi #prona #remax #remaxinfinityal #remaxalbania

Liqeni i zambakeve
Pamje fantastike nga liqeni i dushkut

Postime te ngjashme

Rivlerësimi i pronave, 7 dokumentet që duhet të keni patjetër me vete kur shkoni në hipotekë!

Procesi i rivlerësimit të pronave po vazhdon me rritje të aplikimeve dhe ecuria do të vazhdojë...

Vazhdo leximin

ZBUKURO AMBIENTIN E VITIT TE RI ME IDETE TONA!

Nëse jeni duke planifikuar festë për Vitin e Ri, ju duhet të konsideroni ide të ndryshme...

Vazhdo leximin

DESTINACIONET IDEALE PER KRISHTLINDJE!

Udhëtimet janë kthyer në traditë tashmë për një numër të madh të qytetarëve shqiptar...

Vazhdo leximin

Join The Discussion