DESTINACIONET IDEALE PER KRISHTLINDJE!

Udhëtimet janë kthyer në traditë tashmë për një numër të madh të qytetarëve shqiptar edhe për festat e fundvitit. Megjithëse te gjithe predikojme qe festa te tilla duhen kaluar ne shtepi, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve preferojnë që ato t’i kalojnë jashtë vendit ato, me një kërkesë që vjen çdo vit në rritje. Rajoni konsiderohet si destinacioni më i preferuar për shqiptarët për festat e fundvitit. Sipas revistës Monitor, prenotimet më të shumta kanë qenë për Malin e Zi, për të cilin operatorët turistikë pohojnë se “janë mbyllur që një muaj më parë”. Ndërsa Maqedonia, Greqia, Turqia, por edhe Italia konsiderohen të tjera destinacione të preferuara dhe të kërkuara këtë vit. Pjesa më e madhe e prenotimeve u bënë kohe më parë, gjë që ndikoi për të përfituar çmime më të lira. Operatorët turistikë tregojnë se prenotime ka pasur në nivele shumë të kënaqshme, edhe pse, ndryshe nga viti i shkuar që ishin 2 ditë pushim, këtë vit eshte vetem nje e tille. Ata shtojnë se oferta të tilla tërheqëse nuk u ofruan nga vendi ynë, ndaj rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme.
Join The Discussion