Compare Listings

Rivlerësimi i pronave, 7 dokumentet që duhet të keni patjetër me vete kur shkoni në hipotekë!

Rivlerësimi i pronave, 7 dokumentet që duhet të keni patjetër me vete kur shkoni në hipotekë!

Procesi i rivlerësimit të pronave po vazhdon me rritje të aplikimeve dhe ecuria do të vazhdojë të jetë e tillë deri në fund të muajit shtator kur përfundon edhe afati.

Eskpertët e pasurive të paluajtshme thonë se koha në dispozicion duhet të shfrytëzohet për të përfunduar në kohë procesin, si dhe për të përfituar nga një taksim i ulët (3%) që është aktualisht nga 15%.

Por, për të nisur këtë proces ju duhen disa dokumente bazë që janë tejet të rëndësishme. ADISA, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara bën të ditur se cilat janë shtatë dokumentet që duhet patjetër të keni me vete:

1. Kopje e dokumentit të identifikimit
2. Prokurë në rast se aplikimi kryhet nga personi i autorizuar3. Kopje e dokumentit të pronësisë
4. Mandat-pagesë e tarifës së shërbimit dhe e tatimit
5. Akt vlerësimi i pasurisë së paluajtshme
6. Fotokopje e licencës së vlerësuesit të pasurisë ( në rast se rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme bëhet nga një ekspert i licencuar.
7. Akti origjinal; i vlerësimit të pasurisë nënshkruar dhe vulosur nga eksperti ( në rast se rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme bëhet nga një ekspert i licencuar).

Duhet të mbani në konsideratë faktin se shërbimi kushton 850 lekë plus tatimi nga vlerësimi i pasurisë së individëve që është 3% e diferencës së çmimit të dhënë më parë nga ju dhe atij aktual që është në treg.

Postime te ngjashme

KORONAVIRUSI/ ÇFARË TË BËNI NË SHTËPI KËTO DITË SIPAS PERSONAZHEVE TË NJOHUR SHQIPTAR

Si po shkon izolimi? Në fakt, është ky term që na rëndon ndoshta kaq shumë nga ana...

Vazhdo leximin

ZHVENDOSET TREGU ELEKTRIK: BASHKIA PROJEKT PER RIKUALIFIKIMIN URBAN TE ZONES

Në vend të tregut elektrik do t’i hapet udhë ndërtimit të një rruge të nevojshme për...

Vazhdo leximin

BOTOHET UDHEZIMI,JA SI BEHET RIVLERESIMI I PASURIVE TE PALUAJTSHME

Të gjithë ata që prisnin që të rivlerësonin shtëpitë e tyre, më në fund mund ta bëjën...

Vazhdo leximin

Join The Discussion