Compare Listings

SHTYHET AFATI PER KREDITE E BUTA

SHTYHET AFATI PER KREDITE E BUTA

Qytetarët që janë të interesuar për të marrë kredi të butë më norma interesi fikse, ku pjesën tjetër e paguan Bashkia e Tiranës, do kenë afat për të aplikuar deri më 17 Maj.

 

Këshilli Bashkiak u ka dhënë më shumë kohë të interesuarve, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, mosfunksioniomit me kohë të plotë të institucioneve dhe kufizimit të lëvizjeve. Në total do të përfitojnë 1 mijë familje. Ndryshe nga programet e mëparshme, këtë herë qeveria ka përcaktuar 3 banka, ku qytetarët do të mund të zgjedhin secilën pej tyre. Përparësi në këtë program do të kenë çiftet e reja, ku të dy anëtarët e familjes nuk e kalojnë moshën 70-vjeç.

 

Programi i subvencionimit të interesave të kredive është i dedikuar për familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi; individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian si dhe gra kryefamiljare ose gra të dhunuara. Kontrata e kredisë që do të lidhe qytetari do të jetë me interes fiks për pjesën që i takon qytetarit deri në 3 %, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit.

 

Të ardhurat e qytetarëve janë gjithashtu një kriter i rëndësishëm për të përcaktuar nëse do të jenë apo jo përfitues të këtij program. Ndërsa shuma e dhënë është në varësi të numrit të anëtarëve që ka një familje dhe hapsirës së banesës që i përshtatet. Aplikimet, të cilat kanë filluar më 15 Shkurt,  bëhen pranë njësive bashkiake ku secili qytetar banon./Burimi: Scan

Postime te ngjashme

DETYRIMET TATIMORE PER SHITJEN E SHTEPISE TUAJ!

🏘Informacion mbi detyrimet tatimore nga shitja e nje pasurie te patundshme! 🖋Tatimi nga...

Vazhdo leximin

PALLATI I BRIGADAVE NE TIRANE

Hyrja për në Pallat fillon me një kopsht gjigand të rrethuar me pemë të larta. Parku...

Vazhdo leximin

KORONAVIRUSI/ ÇFARË TË BËNI NË SHTËPI KËTO DITË SIPAS PERSONAZHEVE TË NJOHUR SHQIPTAR

Si po shkon izolimi? Në fakt, është ky term që na rëndon ndoshta kaq shumë nga ana...

Vazhdo leximin

Join The Discussion